KOMRA rrjeti i pajtimit

Debata 21.12.2015. 9

29.12.2015.

Pajtimi nga këndvështrimi i politikanëve dhe potenciali i KOMRA-a që t’i kontribuojë pajtimit

Debata 21.12.2015. 7

Raporti nga debati

Prishtinë, 21. Dhjetor 2015.

 

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë në emër të Koalicionit për KOMRA me 21. Dhjetor 2015, në hotelin Siruis në Prishtinë, ka organizuar debatin me temë pajtimin: si është procesi i pajtimit në rajon; çfarë është kontributi i politikanëve në rajon; cili është roli i BE-së në procesin e pajtimit; çka është dhe si duhet të jetë pajtimi i institucional; si duhet shfrytëzuar trashëgiminë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish – Jugosllavi në procesin e pajtimit; a ka potencial shoqëria civile që t’i vendosë themelet e procesit të pajtimit; a mundet KOMRA të ndihmojë në zgjedhjen e disa prej problemeve në lidhje me këtë proces, dhe cili është potenciali i tij. Në lidhje me këto tema folën Zharko Puhovski (Žarko Puhovski), profesor, politikolog, filozof, analist politik dhe avokues publik për nismën për KOMRA; Enver Hoxhaj, ish ministër i punëve të jashtme të Kosovës, ish deputet i Kuvendit të Kosovës, profesor i Universitetit të Prishtinës; Petar Milletiq (Petar Miletić), ish debutet i Kuvendit të Kosovës; Ardijan Arifaj, këshilltar politik në Qeverinë e Kosovës; dhe Azem Vllasi, avokat nga Prishtina.

Pas përshëndetjes hyrëse për pjesëmarrësit, drejtori ekzekutiv i FDH Kosovë, Bekim Blakaj, përmendi se koalicioni për KOMRA në temën e pajtimit ka organizuar debate në Shkup, Beograd, Banjallukë dhe Zagreb dhe se debate mbi këtë temë dhe rolin e KOMRA-s në ndihmën në procesin e pajtimit do organizohen edhe në qendrat tjera në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

Panelisti i parë në debat, profesor Zharko Puhovsi, në adresimin e tij pjesëmarrësve nënvizoi se përgjegjësia për konflikte të armatosura, të cilat kanë ndodhur në hapësirën e ish – Jugosllavisë, në asnjë mënyrë nuk mund të jetë vetëm në njërën palë, duke shtuar se në asnjë mënyrë nuk mund të pranohen sjelljet e disa politikanëve në rajon, të cilët problemin e pajtimit e trajtojnë sikurse të mos kishte ndodhur asgjë. Specifikë e kësaj hapësirë është se njëra palë krimet e veta nuk i trajton si krime, përderisa kryerësit i trajton si heronj. Sipas këtij interpretimi, kryerësit e krimeve gjatë konfliktit të armatosur kanë vepruar me qëllim të mbrojtjes së interesave shtetërore, institucioneve, kombit dhe zbatimit të urdhërave. Në këtë kuptim theksohet se krimet kanë ndodhur në anën tjetër, respektivisht se ato i kanë kryer “ata tjerët”. Sipas Puhovskit, rrethanë rënduese është fakti se pas përfundimit të konflikteve shtetet e posa krijuara janë udhëhequr nga politikanët që kanë dalë nga lufta. “Udhëheqësit e mirë të luftës dhe gjeneralët e mirë nuk janë gjithmonë edhe politikanë të mirë në paqe. Për paqe duhet njerëz pak më ndryshe” theksoi ai dhe shtoi se pa ballafaqim me të kaluarën mund të ndodhin konflikte të reja. “ Popullata e kësaj hapësire nuk ka nevojë që të duhet, por duhet të mësojnë të jetojnë pranë njëri tjetrit” porositi Puhovski.

Profesor Enver Hoxhaj, duke marrë pjesë në debat, ndër të tjera nënvizoi se Kosova ka qenë e fundit që ka dalë nga konflikti i armatosur dhe se këtë konflikt, si dhe spastrimin etnik gjatë vitit 1998-1999, kanë lënë gjurmë të thella, të cilat nuk mund dhe nuk duhet të harrohen. Ai shtoi se pajtimi në çdo mënyrë është proces shumë i gjatë dhe i ndjeshëm dhe se ndjeshmërisë së këtij procesi i shkojnë për shtati retorika e përditshme e mediave dhe zyrtarëve politik në Serbi. Sipas tij kjo sidomos është pasqyruar pas vitit 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë. Në këtë retorikë Kosova edhe më tutje trajtohet si pjesë e Serbisë, dhe kjo ndihmon veprimin e strukturave paralele. Hoxhaj theksoi se në marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë edhe më tutje dominon “raporti armiqësor i Serbisë ndaj Kosovës”, si dhe Serbia drejtpërdrejtë pengon çdo tentim të Kosovës për integrim në rajon dhe më gjerë, siç u pa edhe me rastin e kandidimit të Kosovës për anëtarësim në UNESCO. “Bisedimet që janë zhvilluar në 2011 kanë rezultuar me një numër të madh të marrëveshjeve, Shumë nuk janë zbatuar, e edhe ato që janë zbatuar, nuk kanë dhënë rezultate të mëdha. Mungon vullneti politik” tha Hoxhaj. Sipas tij, për këto pesëmbëdhjetë vite, duke marrë parasysh edhe procesin e bisedimeve mbi rregullimi e shumë çështjeve të hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë, apo formave të ndryshme të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor, në procesin e pajtimit nuk është arritur mjaft. “Pa ndryshime rrënjësore nuk ka pajtim”, përfundoi Hoxhaj.

Petar Milletiq shprehu keqardhje për gjithë atë që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë. Ai vuri në dukje një qëndrim shumë kritik mbi sjelljen e Serbëve të Kosovës dhe ndikimin jashtëzakonisht të madh të Beogradit në ta. Sipas fjalëve të tij, Serbët e Kosovës duhet të kenë politikën e tyre autonome dhe autoktone. “Beogradi është përgjegjës për situatën në të cilën gjinden Serbët e Kosovës, i shtyn Serbët e Kosovës në konflikt me shqiptarët. Serbët e Kosovës duhet të ndjehen banorë të Kosovës. Të gjitha problemet duhet t’i zgjidhin në kornizën e shtetit të Kosovës” tha ai. Milletiq theksoi se edhe Shqiptarët e Kosovës kanë një raport negativ ndaj secilit vendim i cili ka të bëjë ne të drejtat e Serbëve, gjë që tregon edhe raporti ndaj Asociacionit të komunave Serbe e cila nuk paraqet realizim të të drejtave të veçanta të Serbëve. Sipas tij, ky asociacion nuk do duhej të krijohej, por meqenëse është nënshkruar atëherë duhet të zbatohet dhe jetësohet. “Asociacioni i komunave me shumicë Serbe nuk shndërrohen në shtet brenda shtetit”, tha ai. Sipas Milletiqit, dialogu i deritanishëm i të dyja palëve nuk është zhvilluar në mes të dy shteteve dhe dy shoqërive, por zhvillohet në mes të politikanëve të dy shteteve. Në fund, ai përfundoi duke thënë se dialogu i Brukselit në mes të Beogradit dhe Prishtinës, vetëm sa i largon qytetarët njëri nga tjetri, që asnjë Shqiptarë nuk ka raport pozitiv ndaj Gjykatës Speciale, sikurse që Serbët e shohin Tribunalin e Hagës si gjykatë që është themeluar për të gjykuar vetëm Serbët.

Këshilltari në Qeverinë e Kosovës, Ardian Arifaj, potencoi se popujt në këto hapësira duhet të pajtohen. Sipas tij, në procesin e pajtimit politika na një ndikim të madh dhe me veprime të duhura politike mund të vihet deri te normalizim i marrëdhënieve. Arifaj shtoi se dialogu është njëra ndër mënyrat e normalizimit të marrëdhënieve. “Komunikimi në mes të popujve shpije drejt pajtimit, ku një rol të madh kanë mediat dhe shoqëria civile”, tha ai.

Avokati Azem Vllasi tha se dialogu është shndërruar në temë aktuale pas konflikteve të armatosura dhe luftërave. “ Pajtimi është proces i gjatë dhe i dhimbshëm për të gjitha palët. Të gjitha palët kanë nevojë për pajtim. Pajtimi është në interesin e të gjithëve” tha ai. Momentalisht ballafaqohemi me situatë kur Serbia dëshiron që të barazojë fajin. Publiku serb nuk është i njoftuar me atë se çka ka ndodhur në Kosovë gjatë viteve 1989-1999, ata mendojnë se në Kosovë është zhvilluar luftë në mes të Serbëve dhe terroristëve. Fshehja e së vërtetës ka ndikim negativ. Serbët nga Kosova janë në një situatë të pa lakmueshme” tha ai duke shtuar se deputetët serb në Kuvendin e Kosovës mbrojnë interesin e Serbisë, dhe jo të serbëve të Kosovës.

Debati mbi pajtimin në rajon nxiti interesim të madh të pjesëmarrësve. Në debat kanë qenë më shumë de 50 përfaqësues të institucioneve të Kosovës, organizatave ndërkombëtare të cilat veprojnë në Kosovë, si dhe të ambasadave me seli në Prishtinë. Pyetjet e pjesëmarrësve, në të cilat janë përgjigjur panelistët, më së shumti kanë pas të bëjnë me Asociacionin e komunave me shumicë Serbe, ndikimi i drejtësisë tranzicionale në procesin e pajtimit, si dhe nevojën e pajtimit në mes të njerëzve dhe popujve dhe jo të politikanëve.

Debati mbi pajtimin në rajon ka zgjuar interesim të madh në media, të cilët në raportimet e tyre kanë ofruar hapësirë të madhe mediatike.

BIRN: Dialogu Kosovë-Serbi ‘vetëm midis politikanëve’

Debati- Transkriptim-Prshtine-21 12 2015-ff

Galeria

 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.