KOMRA rrjeti i pajtimit

07.07.2016.

Me rastin e shënimit të 21 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

2015-07-07T161104Z_335805840_GF10000151473_RTRMADP_3_BOSNIA-SREBRENICA

 

Në shënimin e 20 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, “Nënat e Srebrenicës” (Majke Srebrenice) e kanë pritur në takim kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin me mirëseardhje dhe në jakën e xhaketës së tij e kanë ngjitur shenjën Lulja e Srebrenicës. Një vit më vonë, “Nënat e Srebrenicës”, në një letër të hapur e kanë porositur kryeministrin  e Serbisë se “kushdo që mohon gjenocidin në Srebrenicë nuk është i dëshirueshëm në Potoçari në datën 11 korrik”.
“Ajo data e 11 korrikut të vitit 2015 është dashur të jetë dita jonë, kurse ju na e keni vjedhur atë. Kurrë më nuk do të lejojmë që të përsëritet viti i kaluar”, thuhet në letër.

Cili është komenti juaj?

 

Komenti i Zilka Spahić Šiljak

 

Nënat e Srebrenicës presin, para së gjithash,  një reagim njerëzor, mirëkuptim dhe pranim të dhembjes, të cilën e bartin tash e njëzet vite. Politikanët në Serbi  dhe në Republika Srpska nuk do të duhej ta politizonin  aktgjykimin gjyqësor ndërkombëtar lidhur me atë se është kryer gjenocidi në Srebrenicë, sepse viktimat meritojnë pietet, kurse nënat një qëndrim të ndershëm ndaj gjithë asaj që e kanë përjetuar dhe edhe sot e kësaj dite e përjetojnë. Nëse mendohet për të ardhmen edhe të B dhe H e edhe të rajonit, atëherë dialogu, mirëkuptimi dhe pranimi i asaj që ka ndodhur është e vetmja rrugë, kurse gjithçka tjetër vetëm sa i thellon ndarjet ekzistuese dhe paragjykimet e ndërtuara mbi të kaluarën mitomanike dhe historinë e politizuar. Srebrenica nuk do të guxonte të bëhej poligon i lojërave politike dhe i shkallëve përmes të cilave do të rregulloheshin disa çështje të tjera në rajon, por tensioni emotiv rreth kësaj dhe çështjeve të tjera  është aq i madh saqë, frikohem,  do të na duhet një kohë e gjatë që të bisedohet për këtë prej pozicioneve të tjera.

 

KOMRA, korrik 08, 2016

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.