KOMRA rrjeti i pajtimit

Podržavam REKOM logo

30.08.2016.

Të ndërpritet heshtja mbi varrezat masive dhe fatin e të zhdukurve në luftërat në ish- RSFJ

FDH, FDH Kosovë, Koalicioni për KOMRA

t_inicijativa.gif  425657_fhp-logo_kf  FHP Kosovo

 

Prishtinë, 30.08.2016

 

Në luftërat në territorin RSFJ-së së dikurshme kanë humbur jetën së paku 130.000 njerëz. Fati i së paku 13.000 njerëzve ende nuk është zbardhur.

Numri më i madh i të zhdukurve është në Bosnje dhe Hercegovinë – me rreth 10.000 njerëz. Në Kosovë 1.697 persona ende janë të raportuar si të zhdukur ndërsa  Kroacia ende  kërkon mbetjet mortore të 930 Kroatëve, shtetas të saj, për zhdukjen dhe për fshehjen e mbetjeve mortore e të cilëve i fajësojnë institucionet shtetërore të Serbisë dhe udhëheqjen e ish APJ-së.

Sipas të dhënave të FDH dhe FDH Kosovë [Baza e të dhënave e Libër Kujtimit të Kosovës – DB  LKK] fati i 1.697 personave (1.130 shqiptarë, 417 serbë, 31 malazezë, 23 boshnjakë, 83 romë, ashkalinj dhe egjiptas, dhe 13 të nacionaliteteve tjera) nuk është zbardhur, numër i cili është më i madh se në listën e KNKK, e cila është përpiluar në bazë të raportimeve të familjeve. FDH dhe FDH Kosovë me 16.05.2016 i kanë dorëzuar zyrës së KNKK-së të dhënat mbi 12 të zhdukur të cilët nuk gjenden në listën e tyre, që shërbimi për kërkim t’i kontaktojë familjet e tyre dhe t’i përfshijë në procesin e kërkimit të anëtarëve të zhdukur të familjes.

Të dhënat nga DB LKK tregojnë se në mesin e të zhdukurve janë 538 persona të moshës nga 31 deri në 50 vjeç, dhe atë 350 shqiptarë, 137 Serbë, 32 romë, ashkalinjë dhe egjiptas, 8 malazezë, 7 boshnjakë dhe 4 të tjerë. E dhënë shqetësuese është se 39 nga të zhdukurit  janë më të rinjë se 15 vjet, nga të cilët 33 janë shqiptarë shqiptarë, 4 serbë dhe 2romë . Është një numër i madh i të zhdukurve të mitur mes moshave 15-18 vjeçare. Posaçërisht shqetësues është fakti se në mesin e të zhdukurve 466 persona janë të moshës në mes 50 dhe 60 vjeçare, ndërsa të moshës mbi 60 vjeçare janë 251 persona të zhdukur.

Shikuar sipas komunave në Kosovë, më së shumti ka të zhdukur në komunën e Gjakovës – 143 Shqiptarë, 42 Serbë, 13 Romë dhe 8 të tjerë, por edhe komunat tjera kanë numër të madh të zhdukurve, familjet e së cilëve kërkojnë mbetjet e tyre mortore: Pejë – 100 Shqiptarë, 37 Serbë dhe 26 tjerë; Gllogoc – 32 Shqiptarë dhe 11 Serbë; Suharekë – 138; Rahovec – 137; Skenderaj – 100; Deçan – 97; Prishtinë – 96; Gjilan – 29 etj.

Shikuar sipas vitit të zhdukjes, gjashtë herë më shumë janë zhdukur në vitin 1999 sesa në vitin 1998 apo 2000. Në vitin 1998 (235), 1999 (1.441) dhe 2000 (21). Nga numri i përgjithshëm i të zhdukurve janë 264 femra dhe 1.433 meshkuj.

Në mesin të zhdukurve janë gjithsej 133 pjesëtarë të formacioneve të armatosura: 91 pjesëtarë të UÇK-së, 26 pjesëtarë të Ushtrisë së Jugosllavisë dhe 16 pjesëtarë të MPB-së së Serbisë.

Duke pasur parasysh që familjet e serbëve të zhdukur në Kroaci, në numër të madh, jetojnë në Serbi dhe kanë fituar nënshtetësinë serbe, Republika e Serbisë në marrëdhëniet bilaterale me Kroaci dhe në nivel ndërkombëtar, përfaqëson interesat e familjeve në zbardhjen e fatit të 680 Serbëve të zhdukur, duke eshumuar varrezat masive të lokalizuara dhe identifikimin e mbetjeve mortore të eshumuara.

Republika e Serbisë kërkon mbetjet mortore të qytetarëve të saj të cilët janë zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë dhe këtë 417 Serbë, 83 romë, ashkalinjë, egjiptas, 23 boshnjakë, 13 të tjerë si dhe 31 malazez, të cilët i kërkon edhe Republika e Malit të Zi.

Përveç kësaj, Serbia dhe Malii Zi së bashku përkojnë për mbetjet mortore të 142 nënshtetasve të ish RFJ-së të cilët janë zhdukur në periudhën 1991-1995 në luftën në territorin e Kroacisë dhe BeH.

Të dhënat mbi nënshtetasit e zhdukur të Serbisë dhe Malit të Zi tregojnë se fati i 142 personave nuk është zbardhur, dhe këtë 39 pjesëtarëve të APJ/US, 30 civilëve, 11 pjesëtarëve të ish Ushtrisë së Republikës Serbe të Krajinës, 4 pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës Serbe, 1 pjesëtari i Ushtrisë Kroate, ndërsa për 57 të zhdukur ende nuk është përcaktuar se a janë nënshtetas të Serbisë apo Malit të Zi. Në territorin e Kroacisë janë zhdukur 51 persona fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, 79 në territorin e BeH, derisa në territorin e Serbisë dhe të Malit të Zi, në lidhje me luftën, janë zhdukur 12 persona për fatin e të cilëve ende nuk dihet asgjë.

Shikuar në bazë të viteve, me 1991  janë zhdukur 39 persona për të cilët nuk dihet asgjë, me 1992 – 61, 1995 – 28. Përderisa me 1993 dhe 1994 janë zhdukur 14 persona mbetjet mortore të të cilëve ende nuk janë gjetur.

Shikuar në bazë të moshës, më së shumti të zhdukur ka nga mosha 19-50 vjeçare, dhe vetëm tre janë mbi moshën 60 vjeçare. Në mesin e të zhdukurve, 12 janë zhdukur në Sarajevë me 1992, 4 në Mostar vitin e njëjtë, 9 në Srebrenicë me 1995, 10 në Vukovar dhe 6 në Osijek me 1991.

Koalicioni për KOMRA, FDH Kosovë, FDH dhe të gjithë anëtarët tjerë të Koalicionit i bëjnë thirrje qeverive të vendeve post-jugosllave që të ndërprejnë heshtjen mbi fatin e të zhdukurve dhe varrezave të fshehta dhe të zbulojnë të dhënat mbi lokacionet e varrezave. Familjet e të zhdukurve dhe shoqëria kanë nevojë që kujtimi për të zhdukurit të shndërrohet në pjesë të kujtimit shoqëror mbi të kaluarën. Mungesa e trupit e privon familjen dhe shoqërinë nga simboli fizik i kujtimit për viktimat. Familjet e të zhdukurve duhet të fitojnë të realizojnë të drejtën në varrim të dinjitetshëm të më të dashurve të tyre, të shënojnë varrin dhe vendosin lule.

 

 

 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.