KOMRA rrjeti i pajtimit

17.08.2012.

Press RS: KOMRA-s fantazmagorike një milion euro

Banjallukë,  20.06.2012

Press RS

KOMISIONI EVROPIAN E FINANCON NJË PROJEKT TË DËSHTUAR

KOMRA-s fantazmagorike një milion euro

Komisioni Rajonal për vërtetimin e të së vërtetës mbi krimet e luftës në hapësirën e ish-Jugosllavisë ka përjetuar dështim, por edhe më tutje disponon me një buxhet më të madh se një milion euro.

 

Përndryshe, komisioni me emrin e shkurtuar KOMRA, ideator krijues i së cilës është drejtoresha e diskutueshme e Fondit për të Drejtën Humanitare Serbi, Natasha Kandiq, në terren ka mbetur pa përkrahjen e shoqatës së viktimave të luftës jo vetëm në RS, por edhe në Federatën e BeH, në Kroaci dhe në Serbi, por as kjo nuk i pengon që në llogari të financierit të tyre kryesor Komisionit Evropian në mënyrë masive të fitojë dhe të rehatohen, duke mos punuar më asgjë që do t’i kontribuonte sendërtimit të idesë fillestare dhe ndriçimit përfundimtar të historisë më të re në këtë hapësirë.
Ashtu siç për gazetën Press RS zbulojnë burimet shkëlqyeshëm të informuara, rolin aktiv në KOMRA-n e dështuar, i cili sipas Kandiqit është dashur të jetë interpretuesi kryesor i historisë së re së këtyre hapësirave dhe autoriteti i vetëm me rastin e vërtetimit të fakteve mbi krimet e luftës, në hapësirën e BeH e kanë mbajtur vetëm individët nga Sarajeva, të cilëve puna “vullnetare” në vërtetimin e të së vërtetës mbi krimet e luftës iu sjellë dobi të madhe financiare. Kështu, për honoraret e tre anëtarëve të Ekipit Rajonal të avokuesve publik të KOMRA-s në BeH në vit i ndan, madje, 130.000 marka!
– Në raportin mbi progresin e avokimit publik të Nismës për KOMRA, të cilin Kandiqi para disa ditësh ua ka dorëzuar anëtarëve të tjerë të kësaj shoqate fantazmagorike, haptazi pranohet se KOMRA e ka humbur përkrahjen në Serbi, BeH dhe në Kosovë, kurse mbështetje deklarative ende i japin vetëm kryetari i Kroacisë dhe i Malit të Zi. Sa ka të bëjë me BeH, në ekipin e avokuesve publik të KOMRA-s, libri ka rënë tri shkronja, e këto janë Profesori i Fakultetit të Drejtësisë në Sarajevë, Zdravko Grebo, regjisori teatror, Dino Mustafiqi, dhe gazetarja Xhenana Karup Drushko. Se edhe kjo treshe në Nismën për KOMRA ka mbetur ekskluzivisht për arsye financiare, këtë e vërtetojnë honoraret e tyre. Me fjalë të tjera, Grebo, Mustafiqi dhe Karupi çdo muaj marrin nga 1.800 euro për besnikërinë ndaj projektit, i cili pothuajse më as që ekziston – pohojnë burimet e Press RS.

Debakli i përjetuar, megjithëkëtë, nuk e ka penguar Kandiqin që nëpër Evropë edhe më tutje të mbledh mjete të donacioneve për punën e “komisionit paqeruajtës” të saj. 

Ramuliqi: Nuk i besoj më Kandiqit

Edin Ramuliqi, kryetar i shoqatës “Burimi” nga Prijedori, e cila tubon viktimat boshnjake të luftës së kaluar, thotë se është larguar nga Nisma për KOMRA para më shumë se dy viteve pasi që e ka parë se qëllimi kryesor i Natasha Kandiqit është marrja dhe shpenzimi i parave nga donatorët e huaj.

– Pos Kandiqit, askush nuk ka sjellë kurrfarë vendimesh të rëndësishme në KOMRA dhe të gjithë kemi qenë një paravan për ambiciet e saj personale. Nuk besoj në qëllimet e saj të ndershme – porosit Ramuliqi.

– Edhe pse pothuajse është fikur, Nisma për KOMRA edhe më tutje ka buxhet vjetor prej mbi një milion eurosh. Financuesi kryesor i asaj ideje të dështuar është Komisioni Evropian dhe drejtori i tij për Ballkanin Perëndimor Pjer Mirel, i cili në shtetet evroperëndimore lobon edhe më tutje për mbështetjen financiare të projektit, i cili i ka sjellë dobi vetëm Kandiqit dhe bashkëpunëtorëve të saj më të afërm. Duhet të përkujtohet se në Nismën për KOMRA bukën e ka gjetur edhe Lazar Stojanoviq, ish burri i Natasha Kandiqit. Atij, si drejtor i fushatës mediale të KOMRA-s, ish bashkëshortja e tij ia ka siguruar “mëditjen mujore të gojës” prej 2.300 eurosh – thonë bashkëbiseduesit tanë.

Branko Todoroviqi, kryetar i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në RS, i cili nga anëtarësia e KOMRA-s është larguar para më shumë se dy vite, për Press RS thotë se nuk e befason fakti se nga projekti i Natasha Kandiqit kanë ikur pothuajse të gjitha OJQ-të dhe shoqatat e viktimave të luftës.

– Megjithëkëtë, më brengos fakti se Kandiqi synon që me çdo kusht ta mbajë në jetë një ide të dështuar dhe e saboton çdo përpjekje të institucioneve vendore që më në fund të vënë pikën mbi ngjarjet e viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar. Është e qartë se Nismës për KOMRA nuk i është dhënë përkrahja nga vendet e krijuara nga shpërbërja e RSFJ –së dhe mendoj se ky rrëfim ka përfunduar. Këtu, tash, problemi kryesor është se Nisma për KOMRA, edhe pse ka dështuar, është duke u përpjekur që me anë të lobimit në trupat e veçantë ndërkombëtar edhe më tutje të mbaj statusin, të cilin nuk e ka në terren. Komiteti i Helsinkit në RS posaçërisht është i brengosur për faktin se njerëzit udhëheqës të KOMRA-s janë duke u përpjekur për të ndaluar formimin e komisioneve shtetërore për vërtetimin e së vërtetës për ngjarjet nga lufta e kaluar – pohon Todoroviqi.

Edhe kryetari i Shoqatës republikane të familjeve të të vrarëve dhe të luftëtarëve të burgosur dhe civilëve të zhdukur të RS, Nedeljko Mitroviq, konsideron se rrëfimi mbi KOMRA-n moti ka përfunduar, por se nuk duhet përjashtuar mundësinë që Kandiqi të vazhdojë ta përkrah iluzionin e ekzistimit të kësaj organizate krejt deri sa i arrijnë donacione përrallore.

– Pasi që nga KOMRA janë larguar të gjitha organizatat serioze dhe shoqatat të cilat i tubojnë viktimat e luftës, Kandiqit vetëm i ka mbetur që me paratë e huaja të bashkuar të mbaj disa “artist të pavarur” siç janë Grebo ose Mustafiqi. Për neve Nisma për KOMRA është vetëm një e kaluar e shëmtuar – përfundon Mitroviqi.

Boris Knezheviq

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.