KOMRA rrjeti i pajtimit

KOS 1

27.02.2014.

Procesi KOMRA: shtator 2012 – tetor 2014

Raporti i aktiviteteve

podrzavamREKOM-logo ALB

Në periudhën e vëzhguar, Koalicioni për KOMRA ka realizuar rezultate mbi ato të priturat dhe të planifikuarat. Aksionet publike KOMRA për të ardhmen, KOMRA për të ardhmen e të rinjve, Vrapoj për KOMRA-n dhe E përkrah KOMRA-n kanë treguar se qytetarët nga vendet post-jugosllave e përkrahin nismën për KOMRA, para së gjithash sepse është me karakter rajonal, pastaj për shkak të qëllimeve dhe të detyrave qartë të përcaktuara e, po ashtu, edhe ngaqë vjen nga niveli lokal; Shoqata „Drejtësia Tranzicionale, Përgjegjësia dhe Kujtimi në B dhe H“ (DTPKBH) dhe Qendra për Demokraci dhe Drejtësi Tranzicionale (QDDT) së bashku punojnë në realizimin e projektit Vënia në hartë e kampeve në B dhe H, që drejtpërdrejt i kontribuon përmbushjes së detyrës së KOMRA-s që të regjistrojë të gjitha kampet në luftërat në periudhën kohore 1991-2001; komuniteti i artistëve është bërë promotor i vlerave të bashkëndjesisë si parakusht i afrimit, i respektimit, i besimit dhe i pajtimit në Ballkan; avokuesit publik të Nismës për KOMRA ia kanë dalë që presidentët e Kroacisë, të Serbisë, të Kosovës, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë si dhe dy anëtarë të Presidencës së B dhe H të emërojnë të dërguarit e tyre personal për KOMRA-n. Në atë takim të të dërguarve, të mbajtur në datën 6 shtator të vitit 2013, të dërguarit i kanë dhënë përkrahje të parezervuar neneve 13 dhe 14 të Propozim Statutit të KOMRA-s, të cilin e ka përpiluar Koalicioni rajonal. Në takimin tjetër, të mbajtur në datën 27 tetor të vitit 2013, të dërguarit e kryetarëve të shteteve të vendeve të rajonit i kanë shqyrtuar për KOMRA-n në mënyrë të hollësishme nenet deri te kapitulli i shtatë i Propozim Statutit të KOMRA-s dhe i kanë parashtruar mendimet e tyre në lidhje me kompetencat e KOMRA-s, zgjedhjen e panelit përzgjedhës, periudhën e veprimit dhe të hulumtimit, afatet e caktuara dhe çështjet e tjera në lidhje me mundësitë juridike dhe kushtetuese për themelimin e KOMRA-s.

Përveç kësaj, Koalicioni në masë të madhe është rritur në periudhën e vëzhguar – ai tash numëron 1,982 anëtarë. Është fjala për koalicionin me numrin më të madh për drejtësinë tranzicionale, i cili ka kapacitete që shteteve të rajonit të ish-Jugosllavisë t’iu ndihmojë në formimin e KOMRA-s dhe në zbatimin e mandatit në vepër, që ka të bëjë me regjistrimin e viktimave civile dhe ushtarake, kampet dhe të burgosurit, të cilët i janë ekspozuar torturës dhe ekzekutimit pa gjyq. Koordinimi rajonal (rrjeti i organizatave partnere) funksionon në mënyrë të pashembullt, me një përkushtim të madh, me dije dhe me përgjegjësi. Shumica e anëtarëve të Koalicionit përfshihen në debatet për pajtimin, kurse anëtarët e rinj edhe në aksionet në rrugë dhe në fushatat online. Të gjithë anëtarët e Koalicionit e marrin !Nismën për KOMRA, që me kohë është bërë një magazinë, e cila shqyrton çështjet aktuale të drejtësisë tranzicionale në vendet post-jugosllave. Takimet me bashkësitë fetare kanë dëshmuar se ekzistojnë vështirësi të mëdha në krijimin e komunikimit dhe në bashkëpunimin me Kishën Ortodokse Serbe në Serbi.

Procesi KOMRA-Raport-shtator 2012 – tetor 2014

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.