KOMRA rrjeti i pajtimit

Celebici_roll_up

31.08.2011.

Procesi KOMRA: Maj 2006 – Gusht 2011.

Celebici_roll_up

Procesi i KOMRA-së ka filluar me inicimin e diskutimeve ndërmjet mekanizmave regjionale për verifikimin, identifikimin dhe komunikimin publik të fakteve për të kaluarën e afërt, e cila, pavarësisht nga gjykimi penal, mund të kontribuojë më tej në krijimin e një regjistrimi të plotë të së kaluarës. Vendimi për të iniciuar diskutimet rajonale është organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare të bëra në takimin e 10 organizatave udhëheqëse të drejtave të njeriut nga rajoni, në shtator të 2005 në Beograd. Përveç pjesëmarrësve nga vendet post-jugosllave, ne takim morën pjesë edhe nga Qendra Ndërkombëtare Mark Freeman për Drejtësi Tranzicionale (ICTJ). Pjesëmarrësit në takim mbështetën gjykimet e krimeve të luftës si një instrument më i rëndësishëm ligjor për përcaktimin e përgjegjësisë penale individuale për krimet e kryera por konkludoi se nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar një regjistër historik të së kaluarës. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), Qendra për Hulumtime dhe Dokumentim (IDC), me seli në Sarajevë, dhe Dokumenta me seli në Zagreb kanë marre përsipër që në kuadër të shoqërisë civile në rajon ta nisin iniciativën për debat mbi mekanizmat për përcaktimin dhe tregimin e së vërtetës për të kaluarën ku fokusi kryesor janë viktimat të cilat munden përveç gjykimit penal të kontribuojnë në krijimin e një regjistri faktik të plotë për atë qe ka ndodhur në të kaluarën.

Procesi_KOMRA-Raport-Maj_2006-Gusht_2011

 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.