17.07.2021.
Rahovec/Orahovac, Opterushë/Opteruša
Kosovë, RahovecSreten Simić Srećko, Božidar Božanić Boško, Novica Božanić, Mladen Božanić, Nemanja Božanić, Spasoje Banzić, Spasoje Burdžić, Miodrag Burdžić
Në fshatin Opterushë/Opteruša ndodheshin 12 shtëpi serbe dhe mbi 200 shqiptare. Në fi llim të muajit korrik të vitit 1998, forcat e UÇK-së i kanë hapur istikamet vetëm një kilometërlarg fshatit. Serbët ishin të armatosur. I kishin disa pushka të mira, ndërkaq armatimi tjetër konsistonte vetëm në pushkët gjuetie. Lidhjet telefonike nuk funksiononin. Për ditë dëgjoheshin të shtëna dhe, rrjedhimisht, shumica e serbëve të rinj dhe fëmijët u larguan nga fshati. Kanë mbetur vetëm shtatëmbëdhjetë persona: Mladen Božanić me bashkëshorten Dragicen dhe të birin Nemanjen; nëna e Mladenit, Dobrila; djali i axhës së Mladenit, Božidari me bashkëshorten Dušanken dhe të birin Novicen. Nga familja Burdžić, në fshat ndenjën vëllezërit Spasoje dhe Miodragu, si dhe bashkëshortja e këtij të dytit, Slavka; Milutini me bashkëshorten Stanojken. Po ashtu, nga shtëpitë e veta nuk deshën të largoheshin Spasoje Banzić me bashkëshorten Slavicen dhe të ëmën Desanken, si dhe Sreten Simić me bashkëshorten Olgen. Nga burrat, vetëm Novica dhe Nemanja Božanić e kishin moshën paksa më të re dhe me shëndet më të qëndrueshëm. Ditën e premte, më 17.07.1998, nga mesdita, në afërsi të fshatit [Opterushë/Opteruša] u dëgjuan krismat. Të gjithë serbët, përpos Milutinit, Stanojkes, Desankes dhe Olges, u strehuan te familja Božanić, në qendër të fshatit. Gratë u fshehën në bodrumin e shtëpisë së re të Mladenit, ndërkaq burrat e armatosur e mbanin rojën. Nga ora 1:00 të pasmesnatës [18.07.1998], pjesëtarë të UÇK-së hapën zjarr mbi shtëpitë serbe. Nemanja u plagos nga predha e minahedhësit, e cila e qëlloi shtëpinë e Boškos. Burrat e kthenin zjarrin deri në mëngjes, kur vendosën të dorëzoheshin. Në oborrin e familjes Božanić hyrën afro 40 pjesëtarë të UÇK-së, nga të cilët Mladeni dhe serbë të tjerë i njohën pesë veta [emrat janë të njohur për FDH]. Së pari, ushtarët u morën burrave të gjitha armët. Më pas, i kontrolluan. Pastaj i çuan me traktorin e Boškos te vreshtat e familjes Božanić, përmbi fshat. Pas pak, te vreshtat u sollën edhe Milutini, Stanojka, Desanka dhe Olga, që kishin mbetur në fshat. Nga vreshtat, i bartën me një kamion të mbuluar me ceradë deri te fshati Semetishtë/
Semetište [Suharekë/Suva Reka], ku i futën në një shtëpi shqiptare. Gratë i çuan në katin e dytë të shtëpisë, ndërkaq burrat i mbyllën në bodrum. Gratë dëgjonin me orë të tëra rënkimin e burrave që rriheshin nga ushtarët. Ditën e diel, rreth orës 22:00, ushtarët i çuan Dragicen, Dobrilen, Dušanken, Slavkon, Slavicen, Desanken, Olgen, Stanojken dhe Milutinin emoshëthyer në Zoqishtë/Zočište. Ditën e pacaktuar në fund të muajit korrik, burrat nga Opterusha/Opteruša, së bashku me serbët e burgosur nga Retija/Retimlje [të shikohen regjistrimet në faqet
320-323] dhe të burgosurit e tjerë, u nxorën jashtë burgut të UÇK-së në Malishevë/Mališevo [godina e stacionit policor] dhe u dërguan në drejtim të Prishtinës/Priština. Për një kohë të gjatë, familjarët nuk kishin kurrfarë njohuri për fatin e të burgosurve nga Opterusha/Opteruša. Mbetjet e tyre mortore u zhvarrosën gati tetë vjet më vonë, në muajin prill të vitit 2005, nga varreza masive në Volljakë/Volujak [Klinë/Klina]. Pas identifi kimit me analizën e ADN-së, Zyra e UNMIK-ut për Persona të Zhdukur u ka dorëzuar familjarëve mbetjet mortore
të Mladenit, Nemanjes, Božidarit, Novices, Sretenit, Spasoje Banzićit dhe Spasoje dhe Miodrag Burdžićit. Dorëzimi është bërë më 13.10.2006 në Merdare. Të gjithë u varrosën
një ditë më vonë, më 14.10.2006, në varrezat Orlovaça në Beograd.