24.05.2020.
Raportet mbi drejtësinë tranzicionale në shtetet postjugosllave
Tema e këtyre raporteve janë ngjarjet relevante në fushën e drejtësisë tranzicionale në vendet e ish RSFJ-së: proceset gjyqësore për krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1991-1999, reformat institucionale të cilat kanë të bëjnë me lustrimin, marrëdhëniet e institucioneve dhe publikut ndaj të dënuarve, raportimi i mediave mbi krimet e luftës, komisionet për të vërtetën, puna e organizatave të shoqërisë civile rreth dokumentimit të fakteve mbi krimet e luftës, zgjidhja e çështjeve të personave të zhdukur, kthimi i refugjatëve, reparacionet, memorialet.
Drejtësia tranzicionale në vendet post jugosllave Raport për vitin 2010-2011
Hulumtimi për herë të parë u botua në të gjitha vendet postjugosllave: Slloveni, Kroaci, Serbi, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë. Ai u përgatit nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut Kroaci, Center for Research and Policy Making nga Maqedonia, shoqata Tranziciona pravda, odgovornost i sjećanje u Bosni i Hercegovini nga Sarajeva, si dhe Centar za demokratiju i tranzicionu pravdu nga Banja Lluka.
Drejtësia tranzicionale në vendet postjugosllave 2009
Hulumtimi u zhvillua në Kroaci, Serbi, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë. Ai u përgatit nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Dokumenta dhe BIRN-i. (në dispozicion vetëm në gjuhët BHSC)
Raporti mbi drejtësinë tranzicionale në vendet postjugosllave 2007
Hulumtimi u zhvillua në Kroaci, Serbi, Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë. Ai u përgatit nga Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Dokumenta. (në dispozicion vetëm në gjuhët BHSC dhe anglisht)
Drejtësia tranzicionale në vendet postjugosllave 2006
Hulumtimi u zhvillua në Kroaci, Serbi, Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë. Ai u përgatit nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Dokumenta dhe Istraživačko-dokumentacioni centar Sarajevë. (në dispozicion vetëm në gjuhët BHSC dhe anglisht)
Raporti mbi drejtësinë tranzicionale në vendet postjugosllave 1999-2005
Hulumtimi u zhvillua në Serbi, Kosovë dhe në Mal të Zi. Ai u përgatit nga Fondi për të Drejtën Humanitare. (në dispozicion vetëm në gjuhët BHSC dhe anglisht)