11.05.2017.
Rinis fushata për Komisionin Ballkanik të së Vërtetës
Fushatat, Procesi BerlinitNjë koalicion OJQ-sh që përkrahin krijimin e komisionit rajonal të së vërtetës RECOM për të përcaktuar faktet mbi luftërat e viteve 1990 po rinisin fushatën e tyre në të gjithë Ballkanin.
Një aktivist i RECOM duke mbledhur firma. Foto: RECOM website
Koalicioni për RECOM do të mbledhë firma përkrahjeje për komisionin rajonal të shtunën në Sheshin Republika të Beogradit, pasi synon që liderët e Ballkanit të angazhohen në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me të kaluarën e kohës së luftës.
Aktivistët do të mbledhin gjithashtu firma deri më 24 maj në qytete në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, përveç Maqedonisë, për shkak të krizës politike aty.
“Ne kuptuam që nuk i kushtohet më ndonjë mirëkuptim apo vëmendje trajtimit të të kaluarës në Ballkan dhe kjo çështje, e cila është shumë e rëndësishme për të ardhmen e këtij rajoni, po fshihet nën qilimin,” tha për BIRN Anita Mitiç, drejtoresha e OJQ-së Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, e cila është pjesë e Koalicionit për RECOM.
Mitiç tha se kjo ishte arsyeja pse Qendra për të Drejtën Humanitare, Koalicioni për RECOM dhe Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut vendosën të rifillojnë procesin e mbledhjes së firmave mbështetëse në një përpjekje për të vendosur në axhendën politike rëndësinë e krijimit të një komisioni të tillë.
Ata duan të bindin liderët e shteteve ish-Jugosllave dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian të nënshkruajnë një marrëveshje që do t’i detyrojë ata të krijojnë komisionin.
Ata kanë thënë gjithashtu se do t’i bëjnë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor në samitin e tyre në Trieste në korrik të ndërmarrin hapat e nevojshme për të krijuar RECOM-in.
Komisioni rajonal ka si synim të përcaktojë faktet për krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera në ish-Jugosllavi nga vitin 1991 deri në vitin 2001.
Koalicioni për RECOM u themelua në vitin 2008 dhe fushata e tij e parë për mbledhjen e firmave nisi në vitin 2011.
Mbledhja e firmave u organizua në të gjitha kryeqytetet e republikave të ish-Jugosllavisë dhe në internet.
Koalicioni për RECOM arriti të mblidhje një milion firma mbështetëse dhe deri më tani ka marrë 600,000.
Përkrahësit e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar gjatë muajve të fundit se procesi i drejtësisë tranzicionale të pasluftës në rajon ka ndaluar.
“Është hequr dorë plotësisht nga e drejta për të ditur atë që ndodhi në të kaluarën,” tha në një konferencë për shtyp në Beograd në mars Natasa Kandiç, themeluesja e OJQ-së Qendra për të Drejtën Humanitare.
( Publikuar në BalkanInsight, 11. 05. 2017. )