KOMRA rrjeti i pajtimit

KOMRA është komision rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljet tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në ish-Jugosllavi që nga 1 janari 1991 deri më 31 dhjetor të vitit 2001, për themelimin e së cilës angazhohet Nisma për KOMRA.
Procesi KOMRA është iniciuar nga një debat në lidhje me instrumentet për zbulimin dhe gjetjen e së vërtetës për të kaluarën në maj të viti 2006, në forumin e parë rajonal për drejtësi tranzicionale, të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare (Serbi), Qendra për Dokumentim dhe Hulumtime (BdheH) dhe Documenta (Kroaci). Pjesëmarrësit, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe shoqatat e familjeve të personave të pagjetur dhe viktimave nga vendet post-jugosllave, ishin pajtuar për një qasje rajonale për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës, për arsye se lufta u zhvillua në territorin e disa shteteve, dhe se viktimat dhe kryesit e veprës në shumicën e rasteve nuk jetojnë në të njëjtin shtet.
Koalicioni për KOMRA është themeluar në forumin e katërt rajonal për drejtësi tranzicionale, me 28.10.2008 në Prishtinë. Gjatë tri viteve pas themelimit, koalicioni ka nxituar debatin më të gjerë shoqëror të organizuar ndonjëherë në këtë fushë: procesin konsultativ mbi mandatin e KOMRA-së që përfshinte 6700 përfaqësues/e të shoqërisë civile, organizatat e të drejtave të njeriut, viktimave, familjet e viktimave dhe personave të pagjetur, refugjatë, veteranë / ushtarë, të burgosurit, avokatët, artistët, shkrimtar/e, gazetarë/e dhe individë të tjerë të shquar. Në formën e tryezave së rrumbullakëta pjesëmarrësit parashtruan propozimet dhe qëndrimet e tyre mbi mandatin e këtij trupi ndërshtetëror rajonal, për të zbulimin dhe bërjen publike të fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljet tjera të rënda të të drejtave të njeriut të viktimave dhe kryesve të tyre. Janë mbajtur 128 takime lokale dhe rajonale si dhe tetë forume ndërkombëtar për Drejtësi Tranzicionale. Propozimet e dala nga këto takime janë përfshirë në draft statutin e KOMRA-së i cili është analizuar më pas nga një grup ekspertësh, të formuar prej deleguarve të kryetarëve të shteteve dhe Kryesisë së Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës. Grupi i ekspertëve pas një vit pune, me datën 28.10.2014 ia dorëzoi Koalicionit propozimet për Ndryshimet e Draft Statutit i cili pastaj është miratuar nga Kuvendi me 14 nëntor të vitit 2014.
Sipas Draft Statutit, KOMRA është një komision ndërqeveritar i përberë nga shtete e dala nga territori i ish-Jugosllavisë. Ky trup jo-gjyqësor do të hulumtoj akuzat për të gjitha krimet e luftës dhe shkeljet tjera të të drejtave të njeriut në lidhje me luftën; do ti regjistroj të gjitha viktimat e luftës dhe viktimat e krimeve të lidhura me luftën; do të mbledhë informacione në lidhje me kampet dhe vende të tjera të përqendrimit të detyruar. Komisioni Rajonal do të jetë i pavarur nga themeluesit e saj. Do të financohen nga donacionet.
Nisma KOMRA thërret shtetet post-jugosllave që së bashku të krijojnë këtë komision dhe ti vërtetojnë faktet relevante për historinë dhe të ardhmen e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë të cilat do të jenë të pranueshme për të gjitha palët dikur në konflikt. Nismën për themelimin e KOMRA-së deri në fund të vitit 2014 më nënshkrime e kanë mbështetur më shumë se 580,000 njerëz nga të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë.

 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.