16.10.2010.
Vesna Levar
Bashkëshorti i Vesna Levar-it, Milan Levar-i ka qenë dëshmitar i mbrojtur në Kroaci, me urdhër të Tribunalit të Hagës. Ai ka dashur të dëshmojë lidhur me krimet që kanë ndodhur në Gospić gjatë luftës. Megjithatë, ai u vra më 28.08.2000, me bombë e cila u hodh në shtëpinë e tij. I biri i tij Leoni mrekullisht mbijetoi. “Unë kam provuar nëpërmjet të gjitha institucioneve, kam provuar ashtu siç kam ditur dhe siç kam pasur mundësi të kërkoj njëfarë drejtësie, të kërkoj njëfarë, nuk e di si ta quaj, të di se pse u vra, kush e vrau. Përafërsisht e di pse, por nuk e di kush”, tha Vesna Levar-i në Forumin VII Rajonal për Drejtësinë Tranzicionale, më 16 tetor 2010 në Zagreb, Kroaci.
Transkripti dhe video incizimi në dispozicion vetëm në gjuhën lokale.