KOMRA rrjeti i pajtimit

YIHR Kosovo
YIHR-KS_Logo_Multilanguage_1140x445

14.08.2020.

YIHR Kosovo: Ligji për ULAK-së shkel lirinë e shprehjes, tërheq urgjentisht propozimin nga Kuvendi

HLC Kosovo, Integra NGO, Kuvendi i Kosovës, NSI Mitrovica, UÇK, YIHR Kosovo

Organizatat e shoqërisë civile u bëjnë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, konkretisht propozuesit të projektligjit z. Gazmend Bytyqi që të tërheq projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Ne kemi ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në lidhje me këtë projektligj dhe besojmë se si i tillë projektligji nuk është në përputhje me të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Veçanërisht, projektligji aktual cenon lirinë e shprehjes, ndërsa minon përpjekjet drejt arritjes së drejtësisë për të gjithë viktimat dhe të mbijetuarit nga të gjitha grupet etnike.

Sipas nenit 40 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, liria e shprehjes është një e drejtë e garantuar dhe përfshin të drejtën e njerëzve për tu shprehur, përhapjen dhe marrjen e informacionit, opinioneve dhe mesazheve të tjera pa ndonjë pengesë. Në nenin 5 të projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, thuhet se “çdo zyrtar publik dhe qytetar i Republikës së Kosovës është i detyruar të respektojë dhe mbrojë vlerat e luftës të përcaktuara me këtë ligj në çdo kohë dhe rrethanë brenda vendit dhe jashtë.” Ky artikull shkel qartë lirinë e shprehjes të garantuar me Kushtetutë dhe si i tillë nuk duhet të pranohet.

Për më tepër, projektligji i propozuar është shumë shqetësues kur merret parasysh diskutimi i përgjithshëm publik dhe implikimet politike rreth rolit dhe trashëgimisë së UÇK-së. Ka pasur një numër rastesh në të kaluarën kur njerëzit janë linçuar kur kanë shprehur publikisht mendimet e tyre për UÇK-në dhe individët që kanë qenë pjesë e UÇK-së. Për më tepër, miratimi i këtij ligji do të krijonte mundësinë për iniciativa të tjera që shkelin këtë të drejtë dhe si i tillë do të krijonte një precedent të rrezikshëm. Prandaj, ne i bëjmë thirrje anëtarëve të parlamentit të jenë vigjilentë dhe të përqendrohen në mbrojtjen e lirisë së shprehjes si një e drejtë bazije e njeriut dhe një vlerë themelore demokratike.

Ne besojmë se përpjekjet tona institucionale dhe kolektive duhet të përqendrohen në paqe dhe pajtim, duke mbështetur dhe respektuar dinjitetin e të gjithë viktimave dhe të mbijetuarve të të gjitha etnive nga lufta e fundit në Kosovë dhe duke kërkuar drejtësi për të gjithë.

 

Organizatat e shoqërisë civile:

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS)
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (HLC)
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT)
Integra
Alternative Dispute Resolution Center (ADRC)
Nisma e Re Sociale (NSI)

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.