logo
30.06.2017.
Zbërthimi i Konceptit të Pajtimit në Kontekstin e Kosovës
pajtim, Sarajevo Film FestivalABSTRAKTI
Qëllimi i hulumtimit “Dekonstruktimi i konceptit të pajtimit” është që të dekonstruktojë konceptin e “pajtimit” përmes pikëpamjes autentike të popullatës kosovare dhe të tërheqë vëmendjen mbi ato që mund të jenë ndryshime të rëndësishme që duhet të ndërmerre për ta arritur pajtimin. Deri më sot, procesi i drejtësisë tranzicionale dhe pajtimit në Kosovë është në gjendje të paralizuar dhe popullata ende përballet me vështirësi socio – ekonomike
dhe jostabilitet politik ndërsa tensionet etnike janë të dukshme. Për qëllimin e projekt it, metodologjia e përdorur përfshin qasjen kuantitative, përmes mbledhjes së të dhënave nga individët me pyetësor gjysmë të strukturuar, dhe qasjen kualitative, të realizuar përmes fokus grupeve. Sipas gjetjeve kryesore, mund të nxirren pabarazitë e rëndë
sishme midis gjeneratave mbi çështjen e pajtimit dhe bashkëjetesës. Megjithatë, tensioni primar midis shqiptarëve
dhe serbëve mbetet në qendër të një procesi të mundshëm pajtimi. Përveç kësaj, rezultatet theksojnë hendekun midis legjislacionit dhe zbatimit të proceseve të pajtimit, dhe një thirrje nga popullata për t’u përqëndruar në zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin politik. Hulumtimi “Dekonstruktimi i pajtimit” zbulon nevojën që Qeveria e Kosovës dhe Komuniteti ndërkombëtar të zhvillojnë një qasje nga poshtë – lart në mënyrë që të rivendoset besimi në mes të popullatës dhe institucioneve shtetërore, por gjithashtu të adresojnë tensionet shqiptaro – serbe dhe të merren me nevojat dhe pritjet e popullatës lidhur me situatën e tyre socio – ekonomike.
HYRJE
Gjatë dekadave të fundit, fusha e drejtësisë tranzicionale është zhvilluar mjaft dhe kanë ndodhur shumë diskutime mbi atë se si vendet që dalin nga konflikti trajtojnë trashëgiminë e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe mizoritë masive. Në mënyrë të ngjashme, koncepti i pajtimit u bë më i rëndësishëm ndër vite dhe në përgjithësi
pranohet se suksesi i drejtësisë tranzicionale kushtëzohet nga fakti se si është trajtuar pajtimi në shoqëritë pas
konfliktit. Përderisa nuk ka marrëveshje universale se çfarë nënkupton koncepti i pajtimit, i njej ti mund të përkufizohet si një proces që përfshin njohjen reciproke të një të shkuare të përbashkët e të dhunshme dhe transformimin e marrëdhënieve dhe sjelljeve të dëmshme për të nxitur një të ardhme të përbashkët drejt paqes së qëndrueshme (Lederach, 1997; Bloomfield, 2003). Një proces i tillë është vendimtar në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë mbetur ekonomikisht dhe politikisht të shkatërruara, me shumë njerëz të traumatizuar, zhvendosur apo ende të zhdukur pas konflikteve të dhunshme që kanë ndodhur gjatë viteve të 1990-ta. Në
Republikë n eKosovës (në tekstin e mëtejmë Kosova), megjithëse lufta përfundoi në vitin 1999, procesi i pajtimit ende nuk është kryer me sukses dhe vendi ende përballet me një nivel të caktuar të tensioneve etnike dhe
komuniteteve, në një gjendje dëshpërimi, mosbesimi dhe armiqësimi ndaj njëri-tjetrit. Pajtimi është me të vërtetë thelbësor në situatat pas konfliktit, jo vetëm për të kuptuar rrënjët e dhunës që ka ndodhur, por edhe për të filluar një transformim të thellë shoqëror për të arritur paqen. Sidoqoftë, mungesa e mirëkuptimit të përbashkët rreth asaj se çka saktësisht nënkupton pajtimi, e bën edhe më të vështirë krijimin e bazës së përbashkët se si duhet të zbatohet ky proces në Kosovë. Disa studiues akademikë kanë theksuar se pajtimi duhet parë si një proces shumëdimensional që përfshin promovimin e vlerav e të ndryshme si e vërteta, drejtësia, mëshira dhe paqja në të gjitha nivelet e shoqërisë. Prandaj, për shumë prej tyre, suksesi i pajtimit bazohet në zhvill imin e një strategjie gjithëpërfshirëse të mbështetur nga iniciativat nga lart-poshtë dhe nga poshtë-lart. Për më tepër, duhet të përfshijë drejtuesit politikë, fetarë apo etnikë, grupet e shoqërisë civile dhe organizatat joqeveritare në një nivel të lartë dhe të mesëm, por mbi të gjitha, procesi duhet të përqendrohet tek individët në nivel lokal. Në Kosovë, pavarësisht proceseve formale duke përfshirë themelimin e Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë (TPNJ), i cili ishte projektuar për t’u ma
rrë me krimet e luftës në shtetet pasardhëse të ish-Jugosllavisë dhe me fokusin e bashkësisë ndërkombëtare në trajtimin e së kaluarës kryesisht përmes promovimit të drejtësisë penale, iniciativat e drejtësisë tranzicionale dhe pajtimit kanë mbetur disi margjinale në jetën politike dhe shoqërore në Kosovë. Në të vërtetë, procesi është zhvilluar mbi një qasje të nivelit të lartë, duke vlerësuar ndjekjen penale, dëmshpërblimin administrativ dhe reformat institucionale, por deri më tani ka dështuar të përfshijë komunitetet dhe popullatën. Për më tepër, njohja e së kaluarës kontrollohet kryesisht nga qeveria dhe dështon të promovojë të vërtetën dhe të paqës ojë tensionet etnike. Nevoja për këtë hulumtim vjen nga fakti se nuk ka kuptim të përbashkët se çfarë është pajtimi në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor-si etimologjikisht ashtu edhe empirikisht. Mungesa e botimeve zyrtare apo jozyrtare që adresojnë strategjitë e pajtimit në një mënyrë të përshtatshme për rajonin, apo në mënyrë kritike, tregojnë edhe më tej nevojën për zhvillimin e një kuptimi autentik / rajonal. Është e rëndësishme që tema të trajtohet me një
qasje konceptuale në nivele të ndryshme, si dhe me një sërë grupesh të ndryshme të interesit. Për të adresuar hendekun akademik në të kuptuarit se çfar ë do të thotë pajtimi për bartësit e tij kryesor, popullin e Kosovës, ky hulumtim ka për qëllim gjetjen e kuptimit specifik kosovar të pajtimit dhe konceptet e tij më të përhapura. Për qëllim të këtij studimi, u shfaq nevoja për të krijuar bazën e të dhënave konkrete në mënyrë që të dihet se si grupet etnike dhe individët në Kosovë e shohin pajtimin, bazuar në përvojat dhe veçoritë e tyre. Hulumtimi është dizajnuar për të ofruar një qasje të re për procesin në Kosovë, dukeu fokusuar në të kuptuarite pajti mit nga poshtë-lart. Sipas rezultateve, hulumtimi ‘Dekonstruktimi i pajtimit’ do të përpiqet të japë një sërë rekomandimesh për të përfunduar strategjinë e zhvilluar deri më tani dhe për të adresuar në mënyrë adekuate qëllimin e pajtimit.
Kapitulli 1 do të shikojë literaturën mbi pajtimin që ofron të kuptuarit teorik të natyrës, akterëve, dhe dimensioneve që përfshin ky koncept. Disa nga rastet kryesore të drejtësisë tranzicionale do të hulumtohen për të dhënë një vizion më konkret se si pajtimi është adresuar nëpër botë, por edhe në Ballkanin Perëndimor deri më tani. Së fundi, duke marrë parasysh se çfarë është bërë në Kosovë, studimi do të synojë të përcaktojë se cila teoriështë më relevante në situatën aktuale.
Kapitulli 2 do të shikojë metodologjinë endjekur për ta dekonstruktuar konceptin e pajtimit përmes kombinimit të metodave kualitative dhe kuantitative. Qasja cilësore(kualitative) u bëpërmes fokus grupeve bazuar në katër grupe të pyetjeve: së pari, në lidhje me konceptin e pajtimit dhe ndërmjetësimit të organizatave ndërkombëtare; së dyti,
në lidhje me mekanizmat alternative të shërimit të plagëve dhe ndërmjetësimit, dëmshpërblimeve dhe faljes; së treti, në lidhje me nivelin e besimit institucional të të anketuarve sa i përket gjyqësorit kombëtar dhe ndërkombëtar; dhe së katërti, mbi mekanizmat shtesë të nevojshme për të arritur pajtimin. Qasja sasiore (kuantitative) është dizajnuar për të mbledhur të dhëna më të gjera nga individë të zgjedhur rastësisht përmes një pyetësori gjysmë të strukturuar, bazuar në tri grupe kryesore të pyetjeve në lidhje me dimensionin demografik, perceptimin e pajtimit në mjedisin socio-ekonomik, si dhe tëkuptuarit e pajtimit dhe faljes.
Kapitulli 3 do të fokusohet në rezultatet dhe diskutimet nga këto qasje sasiore dhe cilësore. Rezultatet do të nxjerrin në pah kuptimin e pajtimit në varësi të gjinisë, moshës, dhe niveli socio-politik të individëve, por, mbi të gjitha, në varësi të të kuptuarit e pjesëmarrësve mbi etninëe tyre dhe ndërveprimet ndërmjet të të falurit dhe falësit në bazëtëpërkatë sisë etnike. Këto rezultate do të demonstrojnë se tensionet mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës janë ende në qendër të tensioneve të vazhdueshme dhe se frika nga ringjallja e konfliktit është ende në mendjet e serbëve dhe shqiptarëve. Për më tepër, do të theksohet se bashkëpunimi i ulët ndëretnik, mungesa e besimit në
institucionet vendore dhe ndërkombëtare, dhe hendeku në mes të kornizave të politikave dhe zbatimit efektiv lidhur me punën në kujtesën dhe aspektet ekonomike dhe socio-politike është parë si sfidë për procesin e pajtimit.
Autorë dhe kontribues: Nora Ahmetaj, Besa Kabashi-Ramaj, Morgane Jacquot, Yllka Buzhala, Adnan Hoxha